Mediat kineze kanë raportuar se qeveria po planifikion të zgjerojë hekurudhën nga Qinghai në Tibet me kërkesë të Republikës së Nepalit. Kjo mund të përfshijë ndërtimin e një tuneli nën malin më të lartë të botës në vitin 2020.
Ministri i jashtëm kinez vizitoi kryeqytetin e Nepalit Kathmandu në dhjetor dhe sipas raportimeve që vijnë nga Nepali, linja hekurudhore mund të zgjerohet në kryeqytetin e Nepalit dhe për më tëpër, mund të krijohet një linjë e rëndësishme midis Kinës dhe Indisë.
Planet e reja urbanistike nënkuptojnë rritjen e influencës së Kinës në Nepal, pas shumë vitesh përmirësimi të infrastrukturës së vendit.


Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)
