Pas dy ditësh me zero viktima, COVID i ka marrë sot jetën një personi në vend. Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka humbur betejën me virusin një 77-vjeçar nga Tirana.
Ndërkohë janë konfirmuar edhe 21 raste të reja infeksioni, pas kryerjes së 2807 testimeve. Rastet e reja janë regjistruar në: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,097 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i personave të infektuar ka shkuar në 132,285, ku raste aktive janë 740. Fatkeqësisht, numri i viktimave ka shkuar në 2448.
Ndonëse situata me pandeminë është stabilizuar, sërish Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat anti-COVID, duke vënë theksin te vendosja e maskës në ambientet e mbyllura dhe kujdesi për higjienën vetjake.
Statistika (28 Maj 2021)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 41
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,807
Testime totale 712,271
Raste pozitive 132,285
Raste të shëruara 129,097
Raste Aktive 740
Humbje jete 2,448
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 343
Korçë 91
Shkodër 82
Vlorë 40
Elbasan 36
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 27
Fier 18
Kukës 11
Durrës 16
Dibër 4
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3467
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor 2024, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor 2024, 16:34
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor 2024, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor 2024, 15:30
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës te vajzat, Koçiu: Janë aplikuar mbi 9,344 doza te moshat 13-20 vjeçe
23 Nëntor 2024, 15:17