Një viktimë nga koronavirusi! MSH publikon bilancin e shifrave: 366 testime, 90 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Një viktimë nga koronavirusi! MSH publikon bilancin e shifrave: 366 testime, 90 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Urgjenca e infektivit

Është regjistruar një viktimë nga koronavirusi që prej 16 prillit të këtij viti. Në këtë hark kohor, nuk ka pasur humbje jete, por gjithsesi gjatë javëve të fundit ka pasur një rritje të infektimeve.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat për 24 orët e fundit ku duket se dita ditës, ka pasur një 'rikthim' të pandemisë, e cila dukej sikur ishte drejt zhdukjes

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 90 qytetarë, në këto bashki:

59 në Tiranë, nga 5 qytetarë në Kavajë, Divjakë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 1 qytetar në Mirditë, Fier, Gjirokastër. 

Janë 1,825 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 72 vjeç i pavaksinuar. 

Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,844 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Qershor 2022)

Raste të reja ditore             90

Të shëruar në 24 orë       104

Të shtruar në spitale         18

Humbje jete në 24 orë      1

Testime ditore                 366

Testime totale              1,844,561

Raste pozitive                 279,167

Raste të shëruara             273,844

Raste Aktive                        1,825

Humbje jete                         3,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            1,349

Fier                                                     131

Vlorë                                  86

Durrës                          65

Gjirokastër                             47

Lezhë                               38

Shkodër                                     34

Elbasan                      30

Berat                                              20

Korçë                            16

Dibër                             7

Kukës                            2

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit