TIRANE - “Me Sokolin” kështu kanë zgjedhur ta kujtojnë, djalin bashkëshortin, babain, mikun, ish-deputetin, kolegun Sokol Olldashin në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Një përshëndetje me zërin e Sokol Olldashit, një këngë kushtuar atij me tekst të deputetëve, Astrit Patozi dhe Florian Mimës, copëza nga fjalimet e tij e sollën më gjallë kujtimin e ish-deputetit dhe ish-gazetarit Sokol Olldashi në këtë ceremoni të posaçme.
E mes këtyre kujtimeve që sollën emocion, lot, mall dhe trishtim për humbjen e tij miku i tij i ngushtë Astrit Patozi u shpreh se Olldashi i mungon jo vetëm opozitës por edhe qeverisë ndërsa theksoi se modeli që la pas Olldashi duhet të ndiqet.
Ajo qe shikohej me nje optike te thjeshte ne kete ceremoni, ishte mungesa e kryetarit te Partise Demokratike Lulzim Basha dhe e ish-kryeministrit Berisha dhe ish-kryeparlamentares Topalli. Në këtë ceremoni ishin demokratët e tjerë Oerd Bylykbashi, Shaban Memia, Majlinda Bregu, Mesila Doda, Eduard Halimi, Aldo Bumçi, Gjergj Lezhja , Ridvan Bode, Dashamir Tahiri, Igli Cara, Keltis Kruja, si dhe ambasadori Aleksandër Arvizu dhe analisti Lorenc Vangjeli.
Moderimin e ceremonisë e bëri deputetja e PD dhe mikja e tij Majlinda Bregu.

Patozi: Olldashi ishte zëri ndryshe, vendi ka nevojë dhe sot për të
Patozi risolli edhe njëherë disa koncepte te mikut dhe kolegut të tij në politikë. Në fjalën e tij përkujtimore, deputeti demokrat, theksoi se krahas miqve dhe familjarëve, sot Olldashi i mungon shumë jetës politike në vend, si një zë ndryshe.
Patozi kujtoi fjalët e fundit që Olldashi tha në foltoren e Kuvendit, kur denoncoi se në radhët e deputetëve parlamentarë ka persona të inkrimunar, duke nënvizuar se ato fjalë janë sipas tij aktuale edhe sot. Fjala e plotë e Astrit Patozit në ceremoninë e Sokol Olldashit
“Koli i mungon edhe qeverisë, edhe pse e ka një kryetar, i mungon edhe PD, edhe pse e ka një kryetar. Koli nuk kishte vetëm një ëndërr. Burri ka kohe të koritet edhe një minutë para vdekjes. Koli nuk kishte vetëm një maket të vizatuar shpejt. Një vit pas ikjes së tij jam shumë i bindur që vendi ka nevojë për më shumë zëra publikë. Sot kauza e opozitës është pikërisht ajo që Sokoli denoncoi në fjalimin e tij të fundit se në Parlament ka njerëz të inkriminuar. Miqësia ka një trajtë të saj që jo domosdoshmërisht ka nevojë për prezencën fizike.” u shpreh në fjalën e tij Patozi
/Shqiptarja.com

FOTO