Një vjetori i Mashtrimit të Madh, si ndodhi që na gënjeu Albin Kurti!

Një vjetori i Mashtrimit të Madh, si ndodhi që na gënjeu Albin Kurti!

Albin Kurti

Përkitazi me rastin e njëvjetorit të Mashtrimit të Madh!

Si ndodhi që na mashtroi Albin Kurti!

Nëse ne jemi të mençur, Albin Kurtit pra po i bie të jetë budalla, që ka kujtuar se ne nuk do ta hetojmë kur na varfëron, na izolon, na diskriminon, dhe kur na përzë nga Kosova!

1.Shqiptari t’mashtron.

Çka t’flet – rrenë.

E ka n’gjak.

T’rrenë mjeshtri pa i pas gjë borxh: goditesh për 100 euro, në fund t’kushton 200 euro;

T’rrenë shoku; t’rrenë shoqja….t’bëjnë bé rrejshëm, pesë pare kush s’i jep…

T’mashtrojnë gjindja kah t’rrotullohesh.

Psikologjia thotë se ai që rrenë – nuk mundet me t’këqyr në sy, por shqiptari të këqyr në drita t’syve – edhe t’rrenë, ta fikë derën e shpisë.

Bën vaki ta ka hetu naj zingjir t’dukatit, e këqyr me ta bë punën me ja dhënë, e ti kujton se u dashuru n’ty…

Por, problemi është si ta hetojmë mashtruesin!

A ka mundësi me identifiku mashtruesin, me gjeste, me fjalë, në mënyrë që me shpëtu para kohës e jo gjithmonë ndodh njëherë mashtrohesh – pastaj e heton që je mashtru.

2.E lexova një studim të një ish agjenti të FBI-së, i cili t’i mëson disa taktika si ta identifikosh mashtruesin.

Kishte momente që më dukej se ish agjenti e kishte fjalën për mua. Anipse, sa e di unë, nuk jam mashtruese.

Agjenti i FBI-së, thotë se personi që flet me absolutizma, pra që e ka zanat të përdorë shprehjet ‘gjithmonë’ ose ‘kurrë’, është mashtrues parexcellence.

Mashtruesit i identifikon edhe me gjuhën e trupit.

Ta zëmë Albin Kurti i lëpin buzët! Pse i lëpin?

I lëpihen, nënkuptohet, ama pse i lëpihen?

Çfarë mesazhi përçon me lëpirjen eksesive të buzëve vetanake!

Sipas ekspertëve të fushës përkatëse, njeriu i lëpin buzët sepse është i uritur për ty; demek kur njeriut i pëlqen dikush, i rritet ekstra prodhimi i pështymës…

Lëpihet, se ka me na hëngër t’gjall’të, me një fjalë!

3.E shikova filmin ‘The house of Gucci’, viktima në fillim të filmit ishte i distancuar, i urtë, i sjellshëm, modest.

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe u kuptua se në fakt ai nuk kishte qenë aspak i mirë, por kishte qenë dembel për të qenë vetvetja – i keq.

Shumë kush duket ‘njeri i urtë’, sepse është dembel për të qenë vetvetja ‘i keq’.

Për të qenë ‘i keq’ duhet punë, angazhim, frymëzim, duhet me shpurdh, se e keqja lyp aksion.

Për t’u dukur ‘i mirë’ (pa qenë), mjafton të jesh pasiv dhe kokëulur.

Dhe, kështu, Maurizio Gucci, tek pasi u martua me gruan e djallëzuar, u trimërua dhe u motivua ta shpreh të dhe ta jetësojë ligësinë e tij…

4.Ish agjenti i FBI-së na mëson se mashtruesit kanë shumë qejf të bëjnë llaf.

Flasin shumë e thonë pak.

Autori i thënies ‘Prindi i prindit nuk është gjyshi’,  nuk e ka shpjeguar a vlen edhe për gjyshe ky zbulim!

5.Kryeministri shkoi me veturë të përlloçur në takim me emisarin e Britanisë.

Nëse Albin Kurti e ka vërejtur se vetura është e palarë dhe nuk ia ka ndier – kjo tregon se kryeministri ndodhet në depresion, e nëse nuk e ka vërejtur se veturën e ka zgjyrē, prap është në depresion.

6.Në 15 përvjetorin e dy të vrarëve në protestat e 10 shkurtit kundër Pakos së Ahtisarit, Albin Kurti i vizitoi varret e tyre si Kryeministër i ‘Pakos së Ahtisarit’.

Të tjerët vdesin për idealet e tij, e ky i ndërron idealet, sipas nevojës.

Do të pendohet një ditë.

7.Albin Kurti ka thënë se ‘Me Pakon e Ahtisarit, ‘shqiptarët janë refugjatë në shtëpitë e tyre’.

Por, me qeverinë Kurti, shqiptarët janë qytetarë të dorës së dytë, ndërsa serbët janë superiorë, që shteti i paguan veç që pranojnë të jetojnë në Kosovë, kurse shqiptarët i përzë nga Kosova, duke ua vështirësuar jetën në të gjitha aspektet.

Marksistët nuk besojnë në Zot, prandaj Albin Kurti nuk shikon në qiell kur viziton varret e viktimave, por shikon poshtë, në varr, i bindur se varri është fundi.

Varri është fundi i jetës, por jo edhe fundi i Drejtësisë.

Drejtësia, sikundër shiu, vjen nga qielli.

Prandaj, shiko lart në horizont.

8.Albin Kurti ka premtuar lirimin e çmimit të rrymës, por e ka shtrenjtuar;

Premtoi lirimin e çmimeve të ushqimit – por lejoi shtrenjtimin e tyre, jashtë kontrollit.

Më të gjitha rastet, absolutisht në të gjitha premtimet –  i hëngri fjalët e veta.

Çfarë zori kishte?

Pse? Pse nuk i hëngri fjalët e veta një nga një por i hëngri  të gjitha përnjëherë?

Pse nuk i vjen turp?

9.I ka mashtruar të gjallë e të vdekur.

….të gjallëve mirë ua ka bërë.

10.Është njëfarë vargu i bukur i një kënge të hasmit që tregon se si vjen dita që mashtruesi e mashtron edhe veten: ‘Derisa shtiresha se të dashuroj, jam dashuruar në ty’.

11.Unë jam zhgënjyer aq shumë në Albin Kurtin sa që ka momente: më vjen gjynah prej tij!

12.Albin Kurti e ka korruptuar dhe manipuluar ndjenjën më të bukur dhe më të dhimbshme – shpresën!

Nuk ka burg për ‘tregtarët e idealeve’, ‘tregtarët e shpresës’ dhe për ‘tregtarët e ëndrrave’;

13.Dashuria e shqiptarëve për Albin Kurtin për një vit u kthye në urrjetje, sepse ishte dashuri e madhe dhe e sinqertë.

Veç ndonjë mazohist, që i pëlqen dhimbja, se asnjë njeri normal nuk e do mashtruesin.

14.,E ka izoluar dhe e ka varfëruar Kosovën.

Eksodi i shqiptarëve është i frikshëm.

P.S. A e ka bërë ndonjë punë të mirë?

Po.

– Puna më e mirë dhe më e ndershme që e ka bërë që pasi e ka fituar pushtetin nuk e ka mbajtur sekret se është mashtrues.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 15/02/2022 17:56

    Boll o Kimete. Me keto shkrimw kunder Albinit. E kupton qe po ul vlerat e gazetarise duke e kthyer kete mospelqim ndaj atij ne nivel te turpshem per peofesionin e gazetarit. Ti sje askush te besh komente,por vetem te raportosh drejt dhe jo te interpretosh si ta ka qejfi ty. Nuk te njoh si gazetare..por vetem duke pare keto shkrime kuptoj qe po abuzon me profesionin fisnik qe ke.

    Përgjigju
  • A S: 15/02/2022 15:52

    Albin Kurt është politikani më konseguent dhe i drejtpërdrejtë në Shqiptari. Ai meriton mbështetje dhe kohë për t’u provuar dhe jo të lehurat e zagarëve të paguar si kjo Kimetja.

    Përgjigju
  • kjo: 14/02/2022 22:16

    kjo vertet qe ka nevoje per nje psikiater te mire.

    Përgjigju
    • S. Krasniqi: 15/02/2022 18:05

      ...edhe ju të dy paskeni nevojë për një të tillë!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb