Një tubim është paralajmëruar përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë, ditën e hënë, 29 gusht. Një vartës i kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi, Murat Meha, ka kërkuar përmes SMS-ve drejtuar organizatorëve të protestës në Tiranë, që ta bojkotojnë atë.
Avni Ahmeti, punonjës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, e drejtuar nga Murat Meha, i ka dërguar sot një mesazh në rrjetin social Facebook, përfaqësuesit të Shoqërisë Civile, Ardit Mekshiqi.
(Mesazhi i mbërritur në adresën e Ardit Mekshiqit)
(Djathtas Avni Ahmeti, në qendër Kadri Veseli)
Ahmeti e këshillon Mekshiqin të qëndrojë në shtëpi në datën 29 gusht, pikërisht në ditën kur pritet të zhvillohet një tubim protestues përpara Ambasadës së Kosovës në Tiranë, për të kundërshtuar demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.
Mekshiqi është një qytetar mjaft aktiv i Shoqërisë Civile në Tiranë, veçanërisht për tema me karakter kombëtar, politik dhe mjedisor.
Ardit Mekshiqi konfirmon se e ka patur marrëdhënie shoqërore me z. Ahmeti, por që prej dy vitesh nuk kishin kontaktuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com