Njerëzit e suksesshëm përdorin
ende telefona 'me shinë' në 2015

Njerëzit e suksesshëm përdorin<br />ende telefona 'me shinë' në 2015
Mendoni se po të zotëroni një smartphone problemet tuaja kanë marrë fund? Do të jeni më të pranueshëm në shoqëri dhe do të dukeni më interesantë në rrethet tuaja shoqërore apo familjare?

E keni gabim.

Dhe për të vërtetuar edhe më shumë gabimin tuaj, po ju sjell disa fakte shumë të thjeshta. 2/3 e amerikanëve përdorin telefona smart, por do të habiteshit nëse do të merrnit vesh që ata më të suksesshmit që numërojnë më shumë zero në llogaritë e tyre bankare, kanë ende telefona të vjetër Nokia ose 'me shinë' ?

Shumë prej jush mund t'i quajnë të prapambetur, por në fakt ata janë po aq të informuar rreth realitetit sa të gjithë ne. Madje janë pak përpara nesh.

Njerëz si këta, që nuk vuajnë nga varësia e sëmurë ndaj Iphone, Samsung apo të tjerë smartphone që kanë pushtuar tregun, kanë më shumë kohë të merren me familjarët, miqtë apo të shkëlqejnë në bizneset dhe profesionet e tyre.

Telefonat 'demode' janë më të lirë, më të manovrueshëm, i kursen vetes rritjen e tensionit dhe rrahjet e pakontrolluara të zemrës se po të mbaron bateria dhe nuk thyhen pavarësisht sa herë të bien në tokë.

Rihanna, kryeredaktorja e Vogue Anne Wintour, Ellyn Shook, kryebashkiaku i New York Bill de Blasio, biliarderi Warren Buffet e shumë të tjerë, të gjithë nuk kanë rënë viktimë e 'kurthit' të gjigandëve të teknologjisë.

Dhe po mbijetojnë...
telefona
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri

Rama i kthehet punës pas operacionit, mbledh kryebashkiakët në 10:00 në Kryeministri