Njerëzit janë droguar që 3000 vjet më parë, studimi i ri i bërë nga flokët e një njeriu në Spanjë
Vendi ku janë gjetur flokët
Një studimi i ri ka dalë në përfundimin se njerëzit kanë konsumuar droga halucinogjene që para 3000 vitesh. Shkencëtarët thonë se flokët e gjetur nga një vend varrimi në Menorca në Spanjë tregojnë se qytetërimet e lashta përdornin droga që rrjedhin nga bimët dhe shkurret.
Besohet të jetë dëshmia më e vjetër e drejtpërdrejtë në Evropë e njerëzve që marrin droga halucinogjene. Drogat e marra shkaktonin delir dhe halucinacione.
Gjetjet, të publikuara në revistën Scientific Reports , treguan shenja të aktivitetit njerëzor në shpellën Es Càrritx, në anën jugperëndimore të Menorca. Shpella strehon më shumë se 200 varre njerëzore dhe besohet se ka shërbyer si një vend rituali dhe funerari për rreth 600 vjet, deri në vitin 800 pes.
Studiuesit zbuluan se substancat, të cilat kishin potencialin të ishin mjaft të forta, mund të ishin përdorur si pjesë e ritualeve të mbajtura në shpellë. Këto mund të kenë përfshirë shamanë "të cilët ishin në gjendje të kontrollonin efektet anësore të barnave bimore".
Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët gjetën ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën.
Studiuesit vunë re gjithashtu se në shpellë u gjetën kontejnerë me motive spirale të gdhendura në kapakë. Disa studiues, thuhet në raport, e kanë konsideruar këtë të përfaqësojë "gjendjet e ndryshuara të ndërgjegjes" të një personi ndërsa është nën ndikimin e halucinogjenëve.
Dëshmitë e mëparshme të përdorimit të drogës parahistorike në Evropë ishin bazuar në prova indirekte siç është shfaqja e bimëve të drogës në përshkrimet artistike.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
78%
-
Jo
16.5%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2521
Lajme të tjera
-
'Pastrim parash, dhunë, drogë dhe trafikim njerëzish', në vetëm 10 ditë, mbi 200 shqiptarë paraqiten në gjykatat e Britanisë
2 Tetor, 15:44
-
'Daily Mail': Lidhjet e Dritan Rexhepit dhe organizatave kriminale shqiptare me mafiet ndërkombëtare
1 Tetor, 22:21
-
Në burg për drejtimin e një organizate kriminale! Kush është ‘princesha’ që po ndiqet penalisht në Zvicër për drogë dhe pastrim parash
29 Shtator, 12:34
-
Po transportonin 1 ton kokainë drejt Spanjës, kapen në mes të detit gjashtë trafikantët! Mes tyre edhe shqiptarë (Video)
28 Shtator, 22:19
-
23 vite ‘peng’ i drogës, rrëfimi i 40-vjeçarit për Report Tv: Më vodhi jetën, s’kam punë e familje! Kam dhimbje të mëdha nga varësia e heroinës
26 Shtator, 19:17
-
Fenomeni në rritje i konsumit të drogërave, ISP: S’ka shifra zyrtare për përdoruesit! Shoqatat dhe qendrat e rehabilitimit: Janë rreth 80-90 mijë të varur
26 Shtator, 16:40
-
Gabimet që çuan në qeli kriminelët më të kërkuar në Evropë, ja si u ndoqën 2 shqiptarët pas samitit 3-ditor të drogës në Kolumbi
21 Shtator, 16:41
-
EMRI/Shpërndante drogë pranë gjimnazit, operacioni ‘Tempulli’ në Dibër vë në pranga një 19-vjeçar (VIDEO)
21 Shtator, 09:48
-
Drogë nën tapetin e çerdhes, vdes 1-vjeçari në New York
20 Shtator, 16:19
-
Ekskluzive/ ‘Xhelatinoze’, droga që po 'çmend botën' futet në shkolla, nxënësi në Tiranë: E lehtë të gjendet, edhe ne gjimnazistët merremi me shitjen e saj
20 Shtator, 14:18
-
300 kg kanabis në Mal të Zi, kamioni mund të jetë ngarkuar me drogë mes Tiranës dhe Durrësit! Babë e bir i ndërruan targat
20 Shtator, 12:09
-
Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Itali, 28 të arrestuar, mes tyre gra e burra shqiptarë! 17 në kërkim (Emra-Video)
19 Shtator, 19:56