Nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje shtetin jugor Oaksaka në Meksikë raportohet se kanë humbur jetën të paktën 6 persona dhe disa dhjetra të tjerë u plagosën.
Epiqendra e tërmetit me fuqi prej 7.4 shkallësh Rihter ishte në Oaksaka
Ky tërmet vjen tre vjet pas lëkundjeve të forta në shtetin qendror të Puebla, ku vdiqën më shumë se 300 persona.
Në Meksikën e goditur fort nga pandemia e koronavirusit, tërmeti Oksaka bëri që njerëzit të dilnin në rrugë me maska nga frika e shembjes së banesave shumë prej të cilave kanë pasuar dëme të konsiderueshme.