Veliaj 'thumba' Bashës nga Petrela: Po të kishte Champions League për gjumin e fiton ai! I morëm Papulit 2 shtëpi për qytetarët jo si Luli për kunatin, se ashtu është shantazh

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nga Petrela ku ka inaguruar shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit të nëntorit ka "thumbuar" kryedemokratin Lulzim Basha. Teksa tha se njerëzit janë të lodhur nga gjuha e urretjes dhe përçarjes, shtoi se nëse do të kishte Champions League te gjumi, Basha do ta fitonte.

"Njerëzit janë lodhur nga kjo gjuha e urrejtes dhe përçarjes, jo jug, jo veri. Të jemi sa më pozitiv. Ne nuk i shohim njerëzit si armiq por si një mundësi. Kur bie tërmeti kush duhet të jetë në krye të shtetit ai që rri në gjumë deri në 11 apo një që ngrihet në 4.  Ata shokët përballë e kanë cik problem gjumin, sikur ne punën. Po të kishte Cheampions League te gjumi nuk të falin ata. Viti i ri të fusim sa më shumë njerëz nëpër shtëpi. Gonit ia kemi marrë nja dy shtëpi, më mirë ia merr për punë. Sot ditë e dielë se kemi për detyrim për punë, se robit që i hanë duart rri. Po e kemi nda mendjen me e bë këtë punë", tha Veliaj.

Të njëjtin mendim me të ndau edhe një qytetar. "Shyqyr që qëlluan këto se të ishte ai tjetri do ishte në gjum hala. Kush ngrihet vonë ia ka marrë tjetri kismetin", tha qytetari.

Veliaj nuk i ka kursyer ironitë me Lulzim Bashën duke i përmendur sërish kunatin. Duke qenë se të dyja shtëpitë e familjeve Hoxha janë ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, në një nga komplekset luksoze të të cilit banon edhe kreu i PD, Basha, kryebashkiaku tha se ndryshe nga Basha dhe kunati i tij, që i marrin shtëpitë si gjoba ndaj bizneseve, banesat e reja në Petrelë janë për familjet e mbetura pastrehë nga tërmeti.  

Dua shumë ta falenderoj Gon Papulin, sipërmarrësin dhe donatorin e dy shtëpive. Është e vërtetë, edhe ne i kemi marrë dy shtëpi Gon Papulit, jo vetëm Lul Basha. Ka vetëm një diferencë. Ne ia morëm dy shtëpitë për Afërditën dhe Mirelën që ngelën pa shtëpi. Tjetër gjë t’i marrësh për kunatin dhe tjetër gjë t’i marrësh për popullin, kur një investitor do që të kontribuojë. Kur i jep për popullin quhet sevap, ose filantropi, kur i jep për një parti politike dhe për kunatin, ajo quhet gjobë ose shantazh. Kjo është diferenca mes botëkuptimeve tona. Ne sipërmarrjen e vlerësojmë, jemi shumë të nderuar që ata punojnë dhe ndërtojnë, qofshin kur bëjnë shkolla, rrugë, apo kur bëjnë vila, por ama këta paguajnë taksat. Me ato taksa ne bëjmë akoma më shumë punë, nuk paguajnë gjoba dhe nuk i përgjigjen shantazhit,” deklaroi Veliaj.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndërruar shtëpi. Ai nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të, pranë kullave afër stadiumit "Arena Kombëtare", por është zhvendosur në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës, të ndërtuara pikërisht nga biznesmeni Papuli. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Veliaj: Edhe ne i kemi marrë Papulit dy shtëpi, po për qytetarët, jo si Basha për kunatin

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka thënë se kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë shantazh biznesmenit Gol Papuli, për t'i marrë dy vila. Sipas tij diferenca midis tyre dhe kahut tjetër politik është se ua marrin vilat biznesmenëve për qytetarët që kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa Basha i merr përmes shantazhit për kunatin e tij.

"Dua shumë ta falënderoj Gon Papulin, sipërmarrësin, e atyre dy shtëpive. Është e vërtetë edhe ne i kemi marrë dy shtëpi Gol Papulit, jo vetëm Lulzim Basha, ka vetëm një diferencë. Ne ia morëm dy shtëpitë për Afërditën dhe Mirelën që ngelën pa shpi, tjetër gjë ti marrësh për kunatin e tjetër gjë ti marrësh për kunatin kur një investitor do që të kontribuojë. Kur je për popullin quhet sevap ose filantropi, kur jep për një parti politike, ose për kunatin, ajo quhet gjobë ose shantazh. Kjo është diferenca midis botëkuptimeve tona. Ne e vlerësojmë sipërmarrësin që investon, qofshin kur bëjnë shkolla, rrugë apo vila, por ama këta paguajnë taksat, nuk paguajnë gjoba dhe nuk i përgjigjen shantazhit. Për të gjithë ata që duan të kuptojnë diferencën mes neve, është se ne ua marrim taksat për punë publike, tjetër kush i merr për kunatin dhe interesa personalë që nuk kanë lidhje me qytetarët", tha Veliaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 18/10/2020 16:34

    Sa ka marre papuli nga ne ato dy shtepia le bakshish kamarierit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë