Njëri grabiste banesa në Lezhë dhe Krujë, tjetri bënte 'namin' duke vjedhur biçikleta në Durrës, vihen në pranga dy autorët

Njëri grabiste banesa në Lezhë dhe Krujë, tjetri bënte 'namin' duke vjedhur biçikleta në Durrës, vihen në pranga dy autorët

Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në pranga të policisë pasi dyshohen për disa vjedhje të ndodhura më parë në Durrës, Krujë dhe në Lezhë.

Policia e Krujës në bashkëpunim me atë të Lezhës arrestuan shtetasin Y. K., 37 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi dyshohet si autor i disa grabitjeve.

'Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Krujë dhe Lezhë, konkretisht:

Më datë 31.03.2021, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje shtëpiake në banesën e shtetasit S. Ll.;

Më datë 28.04.2021, dyshohet se ka vjedhur një armë gjahu në banesën e shtetasit F. Gj. (të cilën e dispononte me leje);

Më datë 17.04.2021, dyshohet se ka vjedhur në banesat e shtetasve G. Z. dhe A. S., banues në Lezhë;

Gjithashtu, më datë 30.04.2021, ka tentuar të vjedhë në banesat e shtetasve Gj. Z. dhe A. Z., banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Y. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, 7 fishekë dhe vegla pune që dyshohet se i ka vjedhur.'- njofton policia.

Sakaq policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin P. P., 40 vjeç, banues në Durrës.

'Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, në vende të ndryshme në Durrës, dyshohet ka vjedhur 5 biçikleta, në pronësi të shtetasve E. K., F. H., A. A., A. H. dhe H. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës