Njëri prej viktimave një 5-vjeçar, shumica u mbytën! Si ndodhi tragjedia ku vdiqën dhe u plagosën qindra persona në Indonezi?

Njëri prej viktimave një 5-vjeçar, shumica u mbytën! Si ndodhi tragjedia ku vdiqën dhe u plagosën qindra persona në Indonezi?

Të paktën 174 njerëz vdiqën dhe 180 të tjerë u lënduan në një rrëmujë dhe trazira në një ndeshje futbolli në Indonezi, në një nga tragjeditë më të rënda në botën e futbollit. Kjo tragjedi ndodhi pas ndeshjes mes Aremas dhe Persebayas, që u mbyll me rezultatin 2-3. Por çfarë ndodhi që viktimat ishin të një numri të tillë.

Pasi tifozët vendas pushtuan fushën e lojës pasi ekipi i tyre humbi policia reagoi ashpër dhe hodhi gaz lotsjellës në një përpjekje për të kontrolluar situatën.  Paniku u përhap dhe mijëra njerëz vraponin drejt daljeve të stadiumit “Kanjuruhan”, ku shumë persona raportohet se u mbytën aty.

Kreu i një prej spitaleve në zonën që trajton pacientët tha disa nga viktimat kishin pësuar lëndime në tru, derisa konfirmoi se prej viktimave ka edhe një fëmijë pesëvjeçar.

Autoritetet kanë nënvizuar se 42,000 bileta ishin lëshuar për një stadium që supozohet të mbajë vetëm 38,000 njerëz.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Indonezi, 125 të vrarë nga përplasjet mes policisë dhe tifozëve pas ndeshjes në Ligën Kryesore (VIDEO)


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty