Njëri ‘ruante’ policinë, tjetri i jepte makinës në gjendje të dehur, në pranga 2 vëllezërit në Korçë! Tentuan të transportonin 13 emigrantë

Dy vëllezër në Korçë janë arrestuar nga policia në tentativë për të transportuar 13 emigrantë të paligjshëm të ardhur kryesisht nga vendet e Afrikës veriore. Në pranga kanë rënë E. P., 33 vjeç dhe A. P., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Laprakë, Tiranë.

33 vjeçari i cili drejtonte automjetin ku ndodheshin 13 emigrantët e paligjshëm, ishte i dehur. Ndërsa vëllai i tij, A.P, 45 vjeç kontrollonte rrugën për prani të policisë.

Arrestimi i vëllezërve dhe kapja e emigrantëve të paligjshëm që po i transportonin kundrejt një fitimi monetar, u realizua në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” në Qafë Plloçë.  

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë