Njeriu i vitit 2011
Në rubrikën e hapur nga gazeta ‘Tema’ për njeriun e vitit 2011, ka një votim interesant deri mbrëmë vonë. Në krye janë katër viktimat e qeverisë shqiptare gjatë demonstratës së 21 janarit: Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi, që kryesojnë me 36 për qind të votave. Po ç’kanë bërë për të qenë në 10 më të votuarit?
Në rubrikën e hapur nga gazeta ‘Tema’ për njeriun e vitit 2011, ka një votim interesant deri mbrëmë vonë. Në krye janë katër viktimat e qeverisë shqiptare gjatë demonstratës së 21 janarit: Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi, që kryesojnë me 36 për qind të votave, ose 1261. Pasohen nga Edi Rama me 15 për qind, ose 538 vota dhe më tej vijojnë nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, kryeministri Sali Berisha, ishministri
Dritan Prifti, europarlamentarja Tanja Fajon, kreu i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, kolegu
Artan Hoxha, pedagogia Flora Hanelli dhe në fund presidenti Bamir Topi.
Po ç’kanë bërë për të qenë në 10 më të votuarit?
Katër demonstruesit e vrarë mbrëmjen e 21 janarit nuk bënë asgjë, veç se shkuan në protestë. Ishin 4 nga qindra mijërat që atë ditë ishin në shesh përpara selisë së qeverisë dhe u vranë pabesisht, edhe pse ishin me duar në xhepa dhe s’përbënin asnjë kërcënimin as për godinën, as për kolltuqet e qeverisë. Por ata u vranë se duhej vrarë shpirti i rebelimit, siç edhendodhi. Ata po u lënë 10 jetimëve të tyre një fitore morale, të paktën. Rama nuk ka bërë ndonjë gjë, përveç librit të radhës, duke marrë nëpër gojë gjithë dynjanë, sepse për të tjerat, opozita ishte po ajo e vitit 2010, mos më keq. Spahiu po, ka bërë ca mitingje, i ka prekur shqiptarët atje ku edhe nuk mbajnë, te ndjenja e sëmurë nacionaliste dhe me atë rast u bie të gjithëve, veçnërisht qeverisë. Berisha nuk bëri gjë veç çimentimit të pushtetit edhe më tej dhe u tha shqiptarëve publikisht që të punojnë sa më shumë për “familjen time”. Prifti i bëri gjëmëm LSI-së me atë videon. Fajoni na ndihmoi që prej 15 dhjetorit 2010 të lëviznim pa viza në BE. Kurti, pasi u bë deputet sikur ra pak squllët nga lëvizja, që ia dha “shëndet e pare”. Kolegu Hoxha ishte një hap para gazetarëve të tjerë, duke nervozuar edhe pushtetin, që e kërcënoi për shpjegimet e vrasjeve gardiste të 21 janarit. Pedagogia Flora ishte ajo gruaja që u ngrit në mes të takimit për fushatën e bashkisë dhe i tha Lulzim bashës: “Vrasës!”, duke e akuzuar për 21 janarin. Ndërsa në fund Topi, që mos e paftë syri i keq, tha ndonjë fjali përvec asaj standarde: “Unë flas vetëm me dekrete”, duke thënë madje se edhe mund të bëjë një parti.
Po Kastriot Islami!!!!??? Kemi harruar deputetin, disidentin, dashnorin e përjetshëm të PS-së, atë që pas asaj lufte dhëmb për dhëmb me Edi Ramën dje e përjashtuan nga partia.
Nuk ka vend!!!???
Hiqni ata të katërt nga kreu. Viktima ata, të Ramës sipas Berishës, viktimë edhe ky. Të eleminuar ata në emër të pushtetit me çdo kusht të Ramës sipas Berishës, i eleminuar edhe ky. Në fund të fundit, c’kuptim ka viti 2011 pa Islamin??!!
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelja e negociatave/ Rektorët tryezë në Kuvend: Mos prodhoni ligje korruptive, të gjejmë zgjidhje për degët e mësuesisë! Studentët e huaj po ikin
18 Tetor, 16:59
-
Emërohen Dekanët e rinj në Universitetin e Tiranës, ja kush merr drejtimin në 8 fakultete
29 Gusht, 17:52
-
Zgjedhjet në Universitete, emrat e rektorëve të rinj! Në 90% mungoi gara, kandidatë pa rivalë! Në Vlorë votohet me kutitë e PS
21 Qershor, 12:33
-
Zgjedhje pa garë në universitete, Politekniku, Bujqësori, Mjekësia, Sportet e UT me nga një kandidat! Muka denoncon për doktoratura plagjiaturë
8 Qershor, 19:53
-
Çfarë e shtyn një intelektual si Artan Hoxha t'i shkojë poshtë penxheres Sali Berishës?
11 Prill, 11:50
-
Artan Hoxha (presidenti) i shkon poshtë ballkonit Berishës: Lironi Sali Berishën se nuk mban më, duhet të ngrihen gjithë shqiptarët
11 Prill, 11:10
-
Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe Credins bank
13 Nëntor 2023, 09:13
-
Universiteti i Tiranës në fund të rankimit ndërkombëtar, rektori Hoxha: Të dhënat ende në përpunim, rezultati del në 2024! Manastirliu: Vijoni transformimin
2 Tetor 2023, 10:49
-
Universiteti i Tiranës akreditim maksimal për 6 vite! Rektori Hoxha: Tregoi vlerat dhe punën e palodhur të të gjithëve
25 Shkurt 2023, 16:00
-
Projektbuxheti 2023/ 10,4 mld lekë për Universitetet! Debate te ‘Edukimi’: Buxheti s’përfshin rritjen e pagave 7%! Rektorët: Rritja 8% nga financat tona, e vështirë
28 Tetor 2022, 20:57
-
'Toka e Sheqerit’ në shekullin e XX-të, historia e Kënetës së Maliqit tej kufirit, studiuesi Hoxha: Si e përvetësuan komunistët projektin e bonifikimit
4 Gusht 2022, 21:50
-
As LSI dhe Meta dhe as SPAK nuk mund “t’ja hedhin” thjesht me kundërakuza për sa thotë një gazetar
3 Qershor 2022, 17:50