TIRANË – Diçka e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pikat e shitjes së gazetave në kryeqytet. Një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet, në orën 6 të mëngjesit, pra, sapo pikat e tregtimit të shtypit të ditës janë hapur ka blerë të gjitha kopjet e gazetës Shqiptarja.com në të gjitha pikat në qendër të kryeqytetit.
Shitësit kanë pohuar se personi, i seksit mashkull ka blerë njëherësh të gjitha kopjet e gazetës “Shqiptarja.com” dhe një gjë e tillë ka ndodhur në dyqanet ku shiten gazetat, tek zona e Bllokut, tek pika përpara Pallatit të Kongreseve, tek “Myslym Shyri” etj.
Nuk dihet qëllimi për të cilin ka ndodhur një ngjarje e këtillë.
Ndërkohë, Shqiptarja.com numrin e saj të ditës së shtunë e hapte me një dokument ekskluziv lidhur me vrasjen e shtetasit palestinez pak ditë më parë.
Si artikull kryesor, Shqiptarja.com sot kishte vendimin e Gjykayës së muajit Shkurt, e cila zbulon përpjekjet e aksionerëve të fabrikës së çimentos së Fushë – Krujës për të eliminuar një prej ortakëve në biznes.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

IMMEC: Vrasja e Rizik ndoshta e urdhëruar nga konkurrenca