Misao Ohkawa, një grua japoneze e cila besohet se është njeriu më i vjetër në botë, festoi në 5 mars 116 vjetorin e lindjes.

E lindur në 1898, Ohkawa jeton prej 18 vitesh në një azil në pjesën perëndimore të qytetit Osaka të Japonisë.

Ajo gëzon një shendet të plotë, oreks të mirë dhe ushqimi i saj i preferuar është sashimi, ose peshku i gjallë. Misao ka tre fëmijë, dy prej të cilëve janë ende gjallë. Ata janë 94 dhe 92 vjeç.

Ohkawa u cilësua si njeriu më i vjetër në botë që në qershor 2013, pas vdekjes se 116 vjeçarit Jiroemon Kimura, gjithashtu japonez. Ajo është personi i 10 në botë që ka arritur 116 vjetorin.

Japonia është një nga vendet me jetëgjatësinë më të madhe, më rreth 54,400 persona mbi 100 vjeç.

Redaksia online
(os/shqiptarja.com)