Njerëzit që “të shkrijnë” me fjalën dhe mendimin e mirë

Njerëzit që “të shkrijnë” me fjalën dhe mendimin e mirë

Keni besoj të gjithë të njohur të afërt apo të largët, që në një ditë papritur, kujtohen të të shkruajnë, të përshëndesin, të thonë një fjalë të bukur, të mirë. Nuk kërkojnë asgjë, nuk presin asgjë, thjeshtë dhurojnë mirësi. Falas.

Shpeshherë nuk i falenderojmë kurrë aq sa duhet, sidomos, kush vrapon me ritmin e ngjarjeve dhe të ditës ndoshta edhe harron të përgjigjet, por pak rëndësi ka, ajo përshendetje, ajo fjalë e mirë, qëndron aty pezull rreth nesh, si një rreze e ngrohtë dielli.

Është shumë me fat kush e merr një përshëndetje të tillë një herë në ditë. Eshtë sërish shumë me fat, kush e merr një përshëndetje të kështutë edhe njëherë në javë, apo një herë në muaj, edhe një herë në vit. Njerëz, shqiptarë, që përcjellin fjalë mirësjellje, empatie, simpatie, mirësie janë të çmuar, janë të rrallë.

Por ka të tjerë njerëz, shqiptarë, që nisin mendime të mira që të kapin, të arrijnë. Ke kohë që nuk i ke dëgjuar, ke kohë që nuk i ke parë dhe papritur të vijnë në mendje dhe pas pak, vjen mesazhi i tyre. Këta janë akoma më të çmuar. Janë njerëzit që fillimisht mendojnë mirë për të gjithë në përgjithësi, e pastaj të mirën edhe e shkruajnë.

Të gjitha këto mendime, të gjithë këto fjalë, në dukje të panevojshme, bëjnë punë të jashtëzakonshme dhe ndihmojnë për të mos i bërë njerëzit të ngurtësuar.

Njerëzit e ngurtësuar duket që nuk e kanë marrë kurrë një fjalë a një mendim të mirë. Mungesa e dashurisë, e empatisë i fikson në një qëndrim dhe veprim sikur të ishin statuja të Ilirisë së lashtë. Ata mbeten ashtu të patundur, të palëkundur, të pandryshuar në mendim, veprim dhe në fjalë. Ata mbeten të tillë se janë pa dashuri.

Sa me fat është kush ka përreth njerëzit e mendimit dhe të fjalës së mirë. Ai/Ajo nuk rrezikon asnjëherë të mbesë i/e ngrirë. Shikoni dhe vlerësoni kë keni përreth, njerëz të ngrohtë apo statuja pa shpirt? Tani e dini përsenë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi 25252: 23/05/2023 09:32

    Në parim jam dakort me Ju . Nga eksperienca e jetës kam vënë re , se sa më -i-e-edukuar të jetë njeriu , të tjerët do e marrin për dobësi . Ky mendim mua më bën të vuaj . Por ka edhe një 2 pëqind të njerëzve që mendojnë si Ju . Fatmirësisht që ekziston dhe 2 përqindëshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë