MAS u bën apel të rinjve që të tërheqin diplomën. Ndërkohë kushdo që nuk e ka të njësuar diplomën, Ministria e Arsimit thotë se studentët duhet të njësojnë diplomën në mënyrë që të njihet nga institucionet shqiptare.
“Aplikimi mund të kryhet online ose vetëm në formë shkresore. Në të dy rastet aplikanti duhet të dorëzojë në rrugë postare në MAS dokumentacionin e mëposhtëm, për njësimin e certifikatave dhe diplomave universitare të nivelit 5 deri në nivelin 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe Kornizës Europiane të Kualifikimeve (me përjashtim të diplomave të doktoratës), i cili duhet të përmbajë: Formularin e aplikimit të plotësuar individualisht, i cili shkarkohet nga faqja zyrtare e MAS (në rast se aplikohet vetëm në formë shkresore), ose atë të printuar pas aplikimit online (në rast se aplikohet online).
Diplomën ose certifikatën që vërteton përfundimin e studimeve.
Listën e notave dhe/ose suplementin e diplomës. Fotokopje e kartës së identitetit ose të pasaportës. Mandat-pagesën hard-copy (në rastet kur aplikimi kryhet vetëm në rrugë shkresore). Dokumentet duhet të jenë origjinalë (me perjashtim të diplomës) ose fotokopje te njësuara me origjinalin. Dokumentet e dorëzuara për njohje nuk i kthehen më aplikantit”, - thotë Ministria e Arsimit.
/Shqiptarja.com