Njih të shkuarën, konkursi më
i ri për të lindurit pas vitit 1990

Njih të shkuarën, konkursi më<br />i ri për të lindurit pas vitit 1990
TIRANË - Të lindur në vitet 90, zbulo të shkuarën krijo të ardhmen. Ka qenë kjo motoja me të cilën është çelur sot në Tiranë një konkurs i cili synon që të nxisë e të motivojë të rinjtë e lindur në periudhën post komuniste që të reflektojnë mbi të tashmen duke mësuar nga e shkuara.
 
Ambasadori gjerman i Helmut Hoffman i pranishëm në këtë aktivitet u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që të konkurojnë me projektet e tyre si ese, multimedia apo arte figurative për të prezantuar të shkuarën e për tu njohur më mirë me të,
 
 
“Pjesa më e madhe e juaja janë në një moshë më të re edhe sesa fëmijët e mi. Ky është një ndryshim brezash dhe ndryshimet janë gjithmonë të rëndësishme. Rinia duhet të ketë një këndvështrim kritik përkundrejt të shkuarës. Kam qenë gjithmonë i bindur se ia vlen të merresh me të shkuarën për të mos lejuar që të përsëritet edhe njëherë i njëjti gabim edhe njëherë në të ardhmen. Më lejoni të inkurajoj gjithë të rinjtë që të marrin pjesë në këtë konkurs dhe ju këshilloj që këtë nismë të mos e mbani vetëm për vete por ta ndani edhe me miqtë tuaj duke i ftuar ata të bëhen pjesë e konkursit.”- tha ambasadori i gjerman, Helmut Hoffman.
 
Ndërkohë zv/ministrja e Mirëqënies Sociale, Gentiana Sula tha se të gjithë duhet të njihemi me të shkuarën pavarësisht sa e rëndë është ajo.
 
Të rinjtë që do të konkurojnë do të kenë mundësi që të fitojnë një nga 10 çmimet që do të ndahen në tetor në kuadër të muajit gjerman.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë