Atraksionet e kryeqytetit i shikon çdo ditë, plot të mbushura me turistë të huaj. Për historinë, njerëzit e sjellshëm por edhe detin e ushqimin, ata thonë se do të riktheheshin sërish në Shqipëri.

Në Tiranë dhe shumë qytete të tjera, çdo ditë mund të shohësh plot grupe me turistë të huaj.

Pëlqejnë gjithçka që Shqipëria ofron, por ajo çka i mahnit më së tepërmi është mirësjellja e njerëzve, deti, ushqimi apo edhe historia.

Për të mësuar më tepër rreth të kaluarës së vendit tonë ato vizitojnë çdo atraksion, e ndër ato vende që kryeson listën e tyre, janë dhe Bunkart 1 dhe 2, pjesë e së cilit, së fundmi është shtuar dhe një makinë e vjetër e kohës së sigurimit, Gaz 69.

“Ky vend duket shume interesant, do e rekomandoja tek miqtë e mij. Do të rrimë këtu për 10 ditë. Bunk art është shumë i bukur, tregon një pjesë të historisë së shqipërisë, më pëlqen”, tha një Spanjoll.

“Jam nga Norvegjia. Do të rri në Shqipëri për 10 ditë. Gjirokastra dhe Berati më pëlqyen shumë. Ksamili po ashtu. Po rrimë në Tiranë për 4 ditë. Sot vizitova Bunk Art dhe më pëlqeu aq shumë”, tregoi një tjetër turiste. 

Për shumë turistë, Shqipëria është një vend i ri që ua ka kaluar pritshmëritë. Ndaj dhe nuk ngurrojnë që t’ua sugjerojnë dhe miqve të tyre.

“Vi nga Gjenova e Italisë. Është një vend shumë i bukur këtu. Ishim në Sarandë. Ksamil, Vlorë dhe u rikthyem në Tiranë”, tha një Italiane.

“Jam nga Spanja. Më pëlqen shumë Shqipëria. Njerëzit janë shumë të sjellshë.  Do jem këtu për një javë sëbashku me familjen”, tha një vajzë nga Spanja.

“Jam nga Stambolli, Turqia. Më pëlqen që të shoh çdo xhami këtu. Më pëlqen këtu dhe dua të provoj ëmbëlsirat. Trileçen”, tregoi një Turk.

“Jemi nga Anglia. Sot është dita e fundit, por qëndrova këtu për 3 ditë. Ishim dhe në Durrës. Vend  shumë i bukur, sëbashku me plazhin”, tha një Anglez.

Në 6 muajt e parë të vitit 2023, në vendin tonë kanë ardhur mbi 3.4 milion turistë, 1 milion prej të cilëve vetëm gjatë muajit qershor.