Goditet një rast i ushtrimit të prostitucionit në Tushemisht të Pogradec. Në pranga ra pronari dhe administratorja e hotelit dhe dy gra që ushtroni prostitucionin.
Pas marrjes së informacioneve të para se në një lokal dhe hotelin ngjitur me të kryhej prostitucioni, policia nisi hetimet për grumbullimin e provave që zgjati për disa jave deri në përfundimin e saj ditën e djeshme me arrestimin e 4 personave duke finalizuar operacionin e koduar "Restart"
Në pranga ranë Renato Capo (Naçka), 35 vjeç, (pronari i hotelit dhe tutori) Marsida Kurti, 34 vjeçe (administratorja e hotelit), Esmeralda Zefi, 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe, (dy vajzat që ushtronin prostitucionin), të gjithë banues në Pogradec.
Si kryhej prostitucioni? Të katër të arrestuarit në bashkëpunim mes tyre lejonin dhe ushtronin prostitucionin. Fillimisht dy gratë Esmeralda Zefi, 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe njiheshin me klientët në lokal dhe më pas shkonin së bashku në hotelin ngjitur, të dyja subjektet në pronësi të Renato Capo, 35 vjeç. Ky aktivitet kryhej në informimin dhe bashkëpunim edhe të administratores së hotelit, 34 vjeçares,Marsida Kurti
34-vjeçarja Kurti në bashkëpunim me dy gratë, në mënyrë të organizuar lejonin dhe ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në ambientet e këtij hoteli. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se Marsida Kurti nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore.
Të arrestuarit do të përballen me veprat penale "Prostitucioni", "Shfrytëzimi i prostitucionit" kryer në bashkëpunim, "Mbajtja e lokaleve për prostitucion" dhe "Fshehja e të ardhurave”.
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
35.5%
-
Të gabuar
55.2%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1661
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Vihet në pranga 24-vjeçari, iu sekuestruan 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë
30 Janar, 13:10
-
Shtirej si punonjës i Forcave Speciale, arresohet 40-vjeçari në Tiranë! Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje
30 Janar, 11:16
-
Kontrolle në një javë nga policia/ Pa patentë dhe të dehur në timon, 19 drejtues mjetesh të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
30 Janar, 09:50
-
Me dokumente italiane të falsifikuara drejt Britanisë për të kërkuar azil si viktimë e prostitucionit, arrestohet në Rinas 24 vjeçarja
29 Janar, 11:57
-
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s të Liqenit të Ohrit
29 Janar, 10:51
-
'Sytë e krimit', vijon aksioni për ç'montimin e kamerave të sigurisë! Hiqen 39 nga rrugët e Korçës dhe Pogradecit, 3 në Memaliaj dhe 1 në Burrel (VIDEO)
28 Janar, 09:35
-
Vlorë/ Policia Rrugore arreston 3 persona, drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pezullohet leja e drejtimit për 7 të tjerë
27 Janar, 11:57
-
Intervistë/ Marrëveshja e fshehtë e parkut të Drilonit? Kumbaro nga Korça: Është projekt transparent i fondacionit shqiptaro-amerikan
25 Janar, 14:00
-
Pogradec/ Sherr me thika mes dy adoleshentëve për një vajzë, 15-vjeçari përfundon në spital
24 Janar, 19:20
-
Ekspozita ‘Ngjyrat e Dimrit’ në Galerinë e Artit në Pogradec, 20 piktorë nga bota derdhin në telajo bukuritë e qytetit
24 Janar, 16:03
-
Dhunë, plagosje dhe vjedhje, policia e Korçës arreston dhe procedon në gjendje të lirë 3 persona
21 Janar, 12:23
-
Korçë/ Vihen në pranga 2 persona, drejtuan automjetin në gjendje të dehur, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë për dhunë dhe kanosje
20 Janar, 13:05