Çdo javë për 12 vitet e fundit ai ka ardhur të përqafojë dhe të pëshpëritë fjalë inkurajimi për foshnjat më të vegjël në njësinë e kujdesit intensiv (ICU), për përkushtimin e tij ai njihet si gjyshi i ICU-së.
David Deutchman kujdeset për foshnjat, prindërit e të cilëve nuk mund të jenë me ta për shkak të angazhimeve të tyre.
Një nga nënat e foshnjave për të cilat kujdesej “gjyshi” shkrepi një foto një ditë duke e shpërndarë në rrjetet sociale dhe në pak orë historia e “gjyshit” që kujdeset për foshnjat u bë objekt bisede dhe fitoi adhurim në një publik të madh duke e bërë historinë virale.
Ishte një histori tipike. Një foshnje djalë i lindur para 25 javësh, kishte qenë në spital për gjashtë javë dhe për shkak se nëna e tij kishte nevojë të kujdesej për vajzën e tjetër ajo duhej të kthehej në shtëpi çdo natë. Dhe çdo mëngjes, ajo do kthehej në ICU me ndjenjën dyshuese se atij i ka munguar nëna e tij.
Por kësaj radhe ajo u kthye dhe e gjeti djalin në krahët paqësorë të "gjyshit", dhe shkrepi një foto të legjendës vullnetar të spitalit.
Fotoja në Facebook grumbulloi 9,000 komente, disa të shkruara nga prindër të tjerë, të cilët gjithashtu kishin qenë përjetësisht mirënjohës ndaj “pëshpëritësit të foshnjave” për përkushtimin e tij ndaj foshnjave të tyre.
Disa nga komentet më pikante nga prindërit mirënjohës ndaj “gjyshit” të foshjave:
“Ai e tundi në krahët e tij foshnjën tonë për orë të panumërta”.
Një tjetër shkruajti: “Sa dhuratë e mrekullueshme, dhe çfarë bekimi është dashuria që ai ndan me të tjerët”.
“Sa herë që më duhej të shkoja në shtëpi të kujdesesha për djalin tjetër ndihesha e pikëlluar, por ajo ndjenja që “gjysh” Davidi është aty më bënte të shkoja e qetë”, shkruan një nënë tjetër.
Komenti më pikant është nga e bija e David Deutchman "Unë e njoh Davidin, ai është i veçantë që prej 53-vjetësh, ai është babai im! Të lexoj mijëra komente që derdhin lumë dashuri është shumë prekëse për të gjithë familjen tonë".
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com