Njihuni me administratorin e ri të njësisë numër 5 në Tiranë

Njihuni me administratorin e ri të njësisë numër 5 në Tiranë

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka prezantuar ditën e sotme administratorin e ri të Njësisë nr 5. Pas punës në bashkinë qendrore, Renato Pashollari do të jetë këtej e tutje administratori i Njësisë Nr.5 në kryeqytet, një prej më të mëdhajave sa i përket numrit  të popullsisë.  

Kjo lëvizje vjen pasi administratorja aktuale Violeta Kila do të jetë tashmë pjesë e kabinetit të kryebashkiakut Veliaj.

“Shumë suksese Renato Pashollarit, si administratori i ri i Njësisë nr. 5 pas punës në bashkinë qendrore dhe shumë mirënjohje Letës, e cila pas kontributit te vyer te 5-a do na bashkohet në kabinet! Krahë të lehta dhe punë të mbarë të dyve”, shkruan Veliaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska