Njihuni me artistin shqiptar që po ‘çmend’ Greqinë me talentin e tij: Ju rrëfej sakrificat dhe vuajtjet e shqiptarëve në tokë të huaj …( VIDEO)

TIRANË- Në një intervistë në “ Rreze Dielli” nëpërmjet një lidhje në skype shkuam në Greqi, ku një shqiptar po korr sukses dhe famë si aktor. Ioannis Apergis është shqiptari, që me sakrificë dhe përkushtim ka arritur të bëhet një aktor i famshëm. Rruga drejt suksesit për një shqiptar në një vend të huaj nuk është aspak e lehtë, Ioannis tregoi pikërsiht sakrificat dhe vështirësitë që i është dashur të bëjë:

“Në ‘95 erdhën prindërit këtu në Greqi me vizë regugjatë punonin dhe që atëherë na u fut mikrobi dhe nuk na lanë pa marr mua dhe vëllain e vogël. Javën e parë sa të gjenim shtëpi, flinim jashtë, nëpër stola si gjithë shqiptarët” tha ai.

Por si nisi karriera e tij e aktrimit?

“Kam filluar me teatër më pas kam shkuar në shkollën e aktrimit, tani mbush 10 vjet në teatër. Më thonin nuk ka mundësi t’I të mos jesh future në shkollë nuk e di e kisha në gjak. më thonin shko në shkollë por një mësuese më tha, nuk do të shkosh në universitet, por do futesh në shkollë aktrimi. më futën në shkollë aktrimi, dhe direkt më morën që nga viti dytë mua më futën në punë, nuk e kisha mbaruar shkollën. Në aktrim nuk ka racizëm, i bën punën tjetrit, të fut në punë” u shpreh artisti Ioannis Apergis.

Një ndër personazhet që e bëri të famshëm atë ishte roli si ‘ Vangjeli’ :

“Është një krijim I karantinës , gjithë ditën me prindërit në shtëpi  dhe shikoja reagimet e babait, I një babai shqiptar shikoja tek shtëpitë e shokëve, shikoja grekët ishin njëlloj shkoj marr atë gjuhën që flasin ca si puna e mamasë sime, që e flasin shap shup ën gjuhën greke  si puna e mamasë sime, i bëj bashk  dhe bëj një rol një Vangjel, dhe për një natë u bë I famshëm” rrfëeu ai.

I pyetur nëse ka qenë një personazh I pëlqyer nga shqiptarët, ai u shpreh se ka pasur nga ata që kanë shprehur mendime negative por përgjithësisht është pritur shumë mirë.

Ioannis Apergis është një shqiptar që na krenon, ai është cilësuar në 15 personazhet që kanë marrë famë këtë vit në Greqi nga televizioni shumë I njohur në Greqi ‘ Antena’.  Madje ai ka marr pjesë në një serial shumë të famshëm në këtë kanal, ku luan rolin e një shqiptari.

“Eltoni është një cun që ka bërë 5 vjet shkollë, është I urtë, punon në dy punë, i nidhmon të gjithë atje në repartin ushtarak dhe në magazinën që punon, ai fshati është afër me turqinë në rol. Eltoni është nëj cun që ka mamanë në Shqipëri, dhe ka motrën në Athinë me studime. Është hera parë në një television që një shqiptar futet ushtar ” përfundoi ai.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë