Dennis Ballazhi, i njohur ndryshe me nofkën (Ushtari Ilirian), sot 26- vjeç, filloi karrierën në boksin profesional katër vite më parë duke u stërvitur me kampionë bote, europe e shumë të tjerë si edhe me trajnerë të rangut boteror.
Deri tani Ballazhi, një i ri mjaft premtues, ka zhvilluar dy ndeshje për shkak të vonesës së licensës profesionale e cila jepet nga federata e boksit në Angli.
Ky është vetëm fillimi për Dennisin të cilin e pret një rrugëtim i gjatë drejt suksesit.
Ndeshjet e Denisit po promovohen dhe menaxhohen nga Steve Goodwin (Goodwin Boxing)një ndër promovuesit më të mëdhenj të boksit në Mbretërinë e Bashkuar.
Denisi gjithashtu është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku me anë të postimeve në një kohë të shkurter ka arritur mbi 100 mije ndjekës në instagram
dhe115 mijë në Tiktok.
Denisi që në fillim kishte suport me anë të sponsorizimit nga komoani të ndryshme si në fushën e boksit (Empire, Boxraw. etj) po ashtu edhe nga kompani të fushave të ndryshme (AUTOLAND, MESCRO,CADOGAN SECURITY KALISI CONSTRUCTION.)/ Lexo.al