Në një fshat të Polonisë prej vitesh lindin vetëm vajza dhe prej kohësh asnjë foshnjë mashkull.

Në fshatin Miejsce Odrzanskie, në jug-perëndim të vendit, bëhen 10 vjet që nga lindja e një djali.

Kryetari madje premtoi një shpërblim për fëmijën e radhës, i cili arrin të prishë traditën e vajzave që kanë lindur në fshat në dekadën e fundit.

Ky është një rast që ka zgjuar interesin e mediave ndërkombëtare pasi faqja në Facebook e fshatit ndau disa foto të ekipit vendor të 'zjarrfikësve të vegjël vullnetarë', të përbërë ekskluzivisht nga vajza për këtë rast. 

Nuk dihet arsyeja e këtij fenomeni të pashpjegueshëm.

Foto nga vajzat e fshatit