SPILLE-August Hoxha është kthyer në një hero për një pushues në plazhin e Spillesë.
Ai ka shpëtuar nga mbytja pushuesin e identifikuar me inicialet H. Rr.. Por nuk është mjaftuar në përmbushjen e detyrës së tij, por Hoxha, si një djalosh i përkushtuar, pasi i ka dhënë ndihmën e parë, e ka shoqëruar me ambulancë deri sa është siguruar që ai ishte jashtë rrezikut.
Të jesh Vrojtues plazhi kërkon përkushtim, përgjegjshmëri dhe karakter të fortë, karakteristika që nuk i mungojnë August Hoxhën. Edhe pse të qenurit vrojtues plazhi është një profesion që në Shqipëri nuk vlerësohet aq sa duhet.
Komento
Bravo
Përgjigju