August HoxhaRrogozhinë është vetëplagosur në këmbë me pistoletë pasi ka qenë në gjendje të dehur. Më pas ai është dërguar menjëherë në spital.

“Më datë 26.04.2021, rreth orës 21:10, në Rrogozhinë, shtetasi A. H., 30 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.