Njihuni me historinë e bukuroshes së fjetur në jetën reale

Njihuni me historinë e bukuroshes së fjetur në jetën reale

Bukuroshja e fjetur, Beth

Beth Goodier është bukuroshja e fjetur në jetën reale.

Edhe në foto përshtatet me flokët e verdhë e me sytë ngjyrë blu, por asgjë nuk është aq e bukur sa duket, pasi ajo vuan nga një sëmundje.

25-vjeçarja vuan nga sindroma Kleine-Levin që e detyron të flejë 22 orë në ditë.

Sipas medias së huaj, ajo ka 10 vite që vuan nga kjo sëmundje dhe nuk mund të kujtojë asgjë 8 vitet e fundit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, vajzës i është shfaqur edhe sindroma Ehlers Danlos (EDS), e cila i shkakton mungesë të prodhimit të kolagjenit duke shkaktuar probleme në shtyllën kurrizore.

"Veçanërisht gjatë vitit të kaluar, ajo është përkeqësuar dhe në të shumtën e rasteve është në shtrat”, është shprehur njëri nga familjarët e saj.

Arteriet në qafën e saj mund të shtypen nga kockat, duke e vënë atë në rrezik të lartë për një goditje në tru.

Në shumë raste ajo është e irrituar, me sjellje fëminore, e çorientuar dhe dëshiron të hajë sasi të tepërt të ushqimit, për shkak të sindromës.

Rreth 1.000 njerëz në të gjithë botën vuajnë nga ky  çrregullim, i cili zakonisht njihet si "Sindroma e Bukuroshes së Fjetur", ku  dy të tretat e të sëmurëve janë meshkuj.

Tani vajza dhe familja e saj nga Mbretëria e Bashkuar duhet të mbledhin 100,000 paund, për operacionin që do t’i shpëtojë jetën.

Gjendja e saj sa vjen dhe përkeqësohet dhe rruga e vetme është të shkojë në Spanjë për t'u trajtuar nga një neurokirurg që është i specializuar.

Tani Beth ndihet shumë e frikësuar, pasi sëmundja mund të sjellë dëme të pakthyeshme.

“Unë jam gjallë, por nuk jetoj", është shprehur Beth, e cila shpreson që të paratë të mblidhen sa më shpejt për operacionin e saj.

Beth

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja