KORÇË - Paguhej si kryeplak i fshatit Podgorie në Korçë, por në realitet merrej me trafik droge, armësh dhe fitonte aq para sa lëvizte me fuoristradë Hummer. Pas një kontrolli në lokalin dhe shtëpinë e kryeplakut 44-vjeçar Arben Pilinci policia ka zbuluar lëndë narkotike, armë, fishekë, një shumë e konsiderueshme eurosh dhe makina luksoze. Ndaj tij tashmë ka një urdhër arresti ndërsa është prangosur djali 26 vjeçar Orlind Pilinci.
...
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha qytetet e vendit duke nisur nga situata e rënduar kriminale e ditëve të para të janarit që kanë shënuar deri më tani 9 viktima. Në kuadër të këtyre kontrolleve, në operacionin e koduar "Mali i thatë" policia arrestoi Orlind Pilincin me banim në fshatin Podgorie ndërsa shpalli në kërkim babain e tij Arben Pilinci, kryeplak të këtij fshati. 44-vjeçari rezulton se është me precedentë të mëparshëm penale për "vrasje me dashje" dhe armëmbajtje pa leje.

Orlind Pilinci dhe Hummeri i sekuestruar tashme nga policia

Orlind Pilinci

Arben Pilinci, kryeplaku i fshatit
Ky operacion ka nxjerrë në pah një skandal ku rezulton se një funksionarë publik i shtetit shqiptarë i paguar nga taksat përfshihet në trafik narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Pilinci është kryeplaku i fshatit Podgorie në qarkun e Korçës, ndërsa ka mundur t'i shmanget arrestimit duke u larguar nga banesa.
Arben Pilinci i skeduar më parë nga policia ka mundur të zgjidhet kryeplak i fshatit Podgorie dhe këtë post ta shfrytëzojë për të kamufluar veprimtarinë e tij të paligjshme të narkotrafikut dhe armbajties.
Policia i është drejtuar prokurorisë së Korçës ku kërkon vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg për kryeplakun e shpallur në kërkim dhe djalin e tij të arrestuar Orlind Pilincin.
Ndërkohë hetimet kanë nisur dhe për zbardhjen e procedurave të ndjekura nga drejtësia për lirimin e Arben Pilincit, pasi ai ka qenë i proceduar për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje, por nuk ishte në burg por në liri duke fituar dhe postin publik të kryeplakut.
Sendet e sekuestruar në banesën e kryeplakut
Në lokalin në pronësi të tyre në fshatin Podgorie, në automjetin tip “Ford” me targa AA 450 CA, si edhe në banesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 kg e 70 gr. lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva,
1 armë zjarri pistoletë TT me nr 13034562 ,me krëhër me 6 fishekë,
32 fishekë luftarakë, të kalibrit 9 mm,
8 fishekë luftarakë, të kalibrit 7.62 mm,
10 kapsolla detonatore,
4 thika,
1 automjet tip “Ford” me targa AA 450 CA,
1 automjet tip “Haner” me targa AA 111 JZ,
6500 Euro, 200 000 lekë,
1 aparat metal kërkues, ngjyrë i gjelbër,
1 tavolinë pokeri, me 2 kuti me fisha.
Materialet në ngarkim të bab e bir i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”, të kryera në bashkëpunim. /Report TV/

Objektet e sekuestruara nga policia
Foto të tjera..
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

VIDEO