Njihuni me nxënësit më të mirë 
Fotot i gjeni në rrugët e Tiranës 
FOTO/ Ja nxënësit më të mirë

Njihuni me nxënësit më të mirë <br />Fotot i gjeni në rrugët e Tiranës <br />FOTO/ Ja nxënësit më të mirë
Në kuadër të nismës së propozuar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, Tirana është mbushur sot me fotografitë e 100 nxënësve më të mirë të qytetit. Në tabelat që deri dje përdoreshin për të reklamuar bizneset, sot ato po u janë kushtuar nxënësve më të mirë të shkollave të Tiranës. Në çdo tabelë është shkruar emri i nxënësit shoqëruar me mesazhin: “Më të mirë e Tiranës. Qytetarët më të vyer të Tiranës janë edhe nxënësit më të shkëlqyer të saj. Njihuni me ta!”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës në rrjetin social “Twitter” ka shpërndarë imazhe të nxënësve më të mirë që janë vendosur në tabelat e reklamave. “Me gjithë respektin për detergjentet e patatinat, por besojmë që produkti më i mirë i Tiranës janë nxënësit ekselencë. Ndaj këtë mëngjes e kemi dekoruar qytetin me një "produkt" që na jep shpresë për të ardhmen”, shkruan Veliaj.

 Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës pati paralajmëruar se produkti që do të reklamohet do të jenë më të mirë e shkollave.

“Për ne të Bashkisë së Tiranës besojmë që produkti që meriton të reklamohet janë 100 nxënësit më të mirë të qytetit tonë. 100 tabela reklamuese në Tiranë do të kenë 100 imazhet e qytetit tonë, që na bëjnë krenarë dhe që besoj është produkti që meriton reklamën më të madhe në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

nxenesit
Redaksia Online
(d.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar