Zbuloni pushimet luksoze të kryeministrit Johnson për festat e fundvitit... (FOTO)

Zbuloni pushimet luksoze të kryeministrit Johnson për festat e fundvitit... (FOTO)

Kryeministri Johnson dhe e dashura e tij Carrie Symonds

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson dhe e dashura e tij Carrie Symonds do t’i kalojnë pushimet e fundvitit në një vilë në Kararibe.

Sipas “The Sun”, vila në Mustique kushton 23 mijë euro vetëm për një javë.

Ata vendosën të marrin disa rreze dielli, për t'u çlodhur pas një fushate të ashpër zgjedhore dhe dimrit të ftohtë anglez.

I njohur për plazhet e tij me rërë të bardhë, ishulli në arkipelagun e Shën Vincentit dhe Grenadines është i preferuari i të pasurve dhe të famshmëve, ku këngëtari i Rolling Stones, Mick Jagger zotëron pronë në ishull.

Vila e jashtëzakonshme me gjashtë dhoma gjumi është ngulitur në kodrat e Mustique, duke dhënë pamje spektakolare të ishullit.

Çifti do të qëndrojë me familjen Von Bismark, të cilët kanë prejardhje nga kancelari i parë gjerman Otto Von Bismark, por nuk dihet se kush do të paguajë faturën e kripur.

Ishulli është gjithashtu i preferuar për familjen mbretërore, ku Duka dhe Dukesha e Cornwall pushojnë atje, si dhe Princesha Margaret të cilës i ishte dhuruar një tokë në ishull si dhuratë martese.

Ajo u fotografua në vitin 1976 me Roddy Llewellyn ndërsa ishte akoma e martuar me Lordin Snowden, gjë që shkaktoi një skandal të madh mbretëror.

Vitet e fundit, kryeministrat kanë prirur të bëjnë pushime me Theresa May duke shijuar pushimet në Uells me burrin Philip dhe David Cameron dhe familjen e tij shpesh herë duke pushuar në Cornwall.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tonini: 29/12/2019 15:45

    Me mire dote behet.Jam optimist per te ardhmen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren