Njihuni me shqiptaren 17 vjeçare
e dyta në botë për shpikjen e saj 

Njihuni me shqiptaren 17 vjeçare<br />e dyta në botë për shpikjen e saj 
17 vjeçarja Esli Belshi, nga qyteti i Cërrikut është renditur e dyta në një Konkurs Ndërkombëtarë të Projekteve me shpikjen e saj, “ dora robot”. 

“Dora projekt” konsistonte në ardhjen në ndihmë të personave të cilët kanë vështirësi më gjymtyrët e sipërme. Ky projekt vihen në punë më anë të komandës së zërit duke bërë të mundur lëvizjen e gjymtyrës së dëmtuar. 
Esli deklaron se këtë çmim ia ka dedikuar gjyshit të saj, pasi ishte ky i fundit që i shtysë për nisjen dhe krijimin e këtij projekti.

Elsi ka qenë një nxënëse e shkëlqyer në 9 vjeçare dhe tani vazhdon studimet në kolegjin “Mehmet Akif” një nga kolegjet më të mirë të Shqipërisë. Ndërthurja e teorisë me praktikën dhe nxitja e prirjeve mësimore kanë bërë të mundur, që edhe pse 17 vjeç ajo të regjistrohet si një nga shpikëset më të famshme në botë. 
Nxënësja nga Cërriku e ka paraqitur projektin e saj në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SËEEP Konkursi Shkencar Ndërkombëtarë në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit” të zhvilluar në Qendrën “Georg Broën” në Huoston Texax SHBA. Ku morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , dhe u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.

Projekti i Eslit u vlerësua nga juria me medalje argjendi, ndërsa “North Amerikan University” i ofroj asaj një bursë studimi.

Gjithashtu shprehet se gjatë emocione të marrjes së çmimit ka menduat për gjithë Shqipërinë. 
Ajo nuk do të ndalet në punët kërkimore edhe nëse do të shkoi në universitet më të famshëm të botës, që tashmë e kanë ftuar të jetë pjësë e tyre. 

“Të ndihmosh njerëzit qëndron përtej të qenit dikush”, ishte kjo thënie me të cilën 17 vjeçarja i bën thirrje bashkëmoshatarëve të saj, që pse jo të ndjekin shembullin e saj.

Redaksia online 
(A.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool