Zhongleri i njohur shqiptar Fabian Duro ka dëshmuar edhe një herë aftësitë e tij me manovrimin e topit.

Këtë herë ka pasur spektatorë, jo dosido, por yjet dhe kampionët e Gjermanisë, Bayern Mynih.
 
Lojtarët e Bajernit të Mynihut kanë mbetur të mahnitur nga aftësitë e shqiptarit duke e duartrokitur në fund të performancës.
 
Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Fabian Duro e cilëson si ditën më të bukur të jetës së tij prezantimin para ekipit të Bayernit.
 
Sot kam bërë shfaqe për ekipin e Bayernit para stërvitjes. Dita më e bukur e jetës time padyshim.

U prezantova nga Anceloti për ekipin e Bayernit dhe të gjithë lojtarët më përqafuan dhe duartrokitën
”.