Periudha e verës është ajo më problematike përsa i përket emrgjencave. Për të shmangur problematikat e shumta, Policia e Shtetit në disa rrethe ka kaluar në gatishmëri qytetarëve gjatë pikut të sezonit turistik, kur fluksi i pushuesve është më i madh.
Në kuadër të këtij sezoni qytetarëve ju vjen në ndihmë edhe Silva, një efektive policie në Komisariatin e Vlorës që patrullon në bregdet.
“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit! Unë jam Silva Binaj, 29 vjeçe, punonjëse policie në Komisariatin Vlorë. Jam punonjëse e Policisë së Shtetit prej 4 vitesh dhe aktualisht për sezonin turistik patrulloj në bregdet. Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112!”, shkruan ajo në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
(Postimi i bërë nga Silva Binaj)