Mat/ Pako e dyshuar me eksploziv poshtë një makine të parkuar në lagjen 'Pjetër Budi', hiqet nga forcat xheniere! Emri i pronarit të mjetit

Mat/ Pako e dyshuar me eksploziv poshtë një makine të parkuar në lagjen 'Pjetër Budi', hiqet nga  forcat xheniere! Emri i pronarit të mjetit

Foto nga vendi i ngjarjes

MAT - Mëngjesin e sotëm (6 janar 2025), rreth orës 10:50, në lagjen "Pjetër Budi" të Matit, është konstatuar një pako e dyshuar me lëndë plasëse poshtë një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit Edmond Pasha.

Menjëherë forcat xhenjere të ardhura nga Tirana kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë verifikimet e mundshme, raporton gazetari Mahir Jangulli.. Pas disa orëve u bë e mundur heqja e pakos. Pritet që tashmë të verifkohet se çfarë ishte kjo lëndë plasëse teksa dyshimet janë për lëndë plasëse

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm. Hetimet janë në vijim.

'Me datë 06.01.2025,  rreth orës 10.50, në lagjen "Pjetër Budi",  poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., ështe konstatuar një pako, e dyshuar me lëndë plasëse.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.', njofton policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Radhë e gjatë mjetesh në Portin e Vlorës, shkak kontrollet nga Policia Kufitare

Radhë e gjatë mjetesh në Portin e Vlorës, shkak kontrollet nga Policia Kufitare