Vidhet për të disatën herë nga i njëjti autor Kisha e "Shna Ndoit" në Tiranë.

Shtetasi me të dhëna: Arif Mançe, 31 vjeç, banues në Tiranë i cili është tifoz i Interit, kjo duket nga fotot që ai ka postuar në rrjetet sociale është arrestuar për vjedhje të përsëritur të Kishës së "Shna Ndoit" si edhe për dy vjedhje të tjera në Kryeqytet. Shtetasi në fjalë është dënuar edhe më parë për veprën penale “Vjedhja”.

I arrestuari është kapur në flagrancë, në rrugën “Qemal Stafa”, me disa materiale të vjedhura në një zyrë tek “Pazari i Ri”, përkatësisht: dy trapanë, një gur fresibël dhe një kompjuter.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

- Në datat 13.01.2018, 03.02.2018 dhe 18.02.2018 , në rrugën "Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shna - Ndoit , në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.
- Më datë 15.02.2018 dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugën “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe një Kompjuter. 

policia kap hajdutet vidhnin sende

Sendet e konfiskuara

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer. 

Materialet i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

d.gj/ Shqiptarja.com