Ai përmban gjithsej 19 vitamina dhe minerale, ndërsa mund të konsumohet në shumë mënyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Tiffanny DeËitt, nutricioniste e njohur, ka treguar për disa nga përfitimet më të mëdha që i sjell kungulli në shëndetin tonë:
Kungulli është burim i mahnitshëm i fibrave
Kungulli përmban shumë fibra. Inkorporimi i fibrave në dietën tuaj ju bën të ndiheni më të ngopur për një kohë më të gjatë, ndërsa fibrat njihen edhe për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, për zvogëlimin e shtypjes së gjakut, për forcimin e sistemit të imunitetit, etj.
Kungulli ndihmon në memorie dhe përqendrim
Kungulli është burim i shkëlqyeshëm i luteinit, i njohur për rolin që ka në shëndetin e syve. Luteini e përmirëson funksionin njohës, duke përfshirë mësimin, kujtesën, përqendrimin, etj.
Përveç këtyre dy përfitimeve, kungulli njihet edhe për përmirësimin e shëndetit të zemrës, për shërimin e pagjumësisë, etj. /Telegrafi
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












