Nëse edhe ju e keni blerë këtë filxhan në Shqipëri, duhet ta ktheni në vendin ku e keni blerë ose nuk duhet që ta përdorni pasi është i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Këtë e ka konfirmuar Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut të cilët në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, deklarojnë se produkti në fjalë nuk përmbush standardet në treg.
“Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 394243, për produkt “Filxhan me fibra bambuje”, të cilët pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të melaminës mbi normën e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.”- njofton ISHMT.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Emri i produktit: FILXHAN ME FIBRA BAMBUJE
Emri i produktit në etiketë: BAMBOO FIBER MUG
Numri i artikullit: ZF-004M
Pamja e jashtme e produktit: 8.5 cm, 450 ml
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 0491316000035
“Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë. “-njofton më tej ISHMT.
Më pas ISHMT njofton se ka nisur një fushatë kundër produkteve që janë jashtë standarteve të tregut dhe se për këtë po bashkëpunon edhe me Doganat.