Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen në Rumani

Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që ndodhen në Rumani

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas konsultimeve me autoritetet rumune, informon gjithë shtetasit shqiptarë të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në territorin e Rumanisë, për shkak të kufizimeve, përtej periudhës së lejuar prej 90 ditësh ose do t’ju skadojë viza gjatë kësaj periudhe, duhet t’i drejtohen Inspektoriatit të Përgjithshëm për Migracionin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shtetasit shqiptarë duhet të provojnë se e kanë të pamundur largimin nga territori rumun. Kontaktet e Inspektoriatit mund t’i gjeni në linkun: http://igi.mai.gov.ro/en/node/contact.​

Ndërkohë, shtetasit shqiptarë të cilëve u skadon Leja e Qëndrimit gjatë kësaj periudhe, duhet ta rinovojnë atë online në linkun: https://portaligi.mai.gov.ro/portaligi, ose t’i drejtohen zyrave të Inspektoratit të Përgjithshëm për Migracionin të qytetit ku jetojnë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për rinovim gjendet në linkun: http://igi.mai.gov.ro/en/content/residence-permit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy