Njoftim i rëndësishëm mbi qëndrimin e shqiptarëve në Poloni gjatë situatës emergjente të koronavirusit

Njoftim i rëndësishëm mbi qëndrimin e shqiptarëve në Poloni gjatë situatës emergjente të koronavirusit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton shtetasit shqiptarë në Poloni se për shkak të situatës aktuale me COVID-19, autoritetet polake kanë informuar se më 31 mars 2020, hyri në fuqi një akt ligjor në lidhje me situatën, ku parashikohen zgjidhje të veçanta për të huajt që ndodhen aktualisht në Poloni me vizë, leje qëndrim ose udhëtim pa viza.

Akti ligjor lejon shtetasit e huaj të qëndrojnë legalisht në Poloni, nëse nuk munden të largohen nga vendi për shkak të përhapjes së virusit.

Deri në fund të ditës së 30-të pas datës së anulimit të një prej kushteve speciale, lejohet zgjatja për:

- qëndrimin e ligjshëm të të huajve në bazë të vizave dhe lejeve të përkohshme të qëndrimit që do të përfundonin gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës;

- afatin e paraqitjes së aplikimeve për leje qëndrimi, zgjatje të vizave dhe zgjatje të qëndrimit për udhëtime pa viza;

- vlefshmërinë e lejeve të lëshuara tashmë për punë, leje pune sezonale dhe deklarata të besimit të punës për një të huaj.

Për më tepër, për të njëjtën periudhë, do të shtyhen afatet:

- për largimin e të huajve nga Polonia;

- për kthimin vullnetar, sikurse është përcaktuar në vendimin e detyruar të të huajve për kthim.

 Informacione të hollësishme për aspektet teknike dhe juridike të çështjeve të lartpërmendura janë publikuar edhe në faqen e ëeb-it të Zyrës për të Huajt:

https://udsc.gov.pl/en/coronavirus-outbreak-special-solutions-for-foreigners/.

Ministria e Jashtme e Polonisë gjithashtu kujton se shtetasit e huaj, të cilëve u skadon viza ose karta e qëndrimit, mund të paraqesin kërkesat për zgjatjen e afatit pranë institucioneve kompetente (Voivod) në secilin qytet ku po qëndron shtetasi i huaji.

Kërkesat duhet të paraqiten jo më vonë se në datën e skadimit të qëndrimit të tyre të ligjshëm në territorin polak, e cila në bazë të ligjit të sipërpërmendur është caktuar maksimalisht 30 ditë pas datës së anulimit të gjendjes së emergjencës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?