Të nderuar  Tatimpagues!
Administrata Tatimore ju  njofton  se,  bazuar në  Ligjin  nr.8438 datë 28.12.1998, "Për  tatimin  mbi  të  ardhurat", i ndryshuar, për  të  gjithë  tatimpaguesit  subjekt  i taksës vendore mbi biznesin e vogël,  afati i plotësimit dhe  dorëzimit  të  Deklaratës së  TAPBV për vitin 2013 është data 10 shkurt 2014.     
Tatimpaguesit, subjekt i kësaj    takse,   duhet të plotësojnë dhe  dorëzojnë pranë Administratës Tatimore Deklaratën e Tatimit  mbi Të  Ardhurat  Personale të  Biznesit të Vogël  (TAPBV).
  • Bazuar   në  V.K.M.  nr.55   datë   03.02.2010,   "Për   deklarimin  e  detyrueshëm  të deklaratave tatimore  dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm  nëpërmjet formës elektronike", i ndryshuar, deklarata e  TAPBV-së dorëzohet vetëm në  mënyrë elektronike.
  • Pagesa  e  diferencës së  Taksës  Vendore  mbi  Biznesin  e  Vogël, mund  të kryhet nëpërmjet bankave të nivelit të dytë ose sporteleve  të Postës  Shqiptare.
Për çdo  pyetje   apo  informacion  ju  mund   të  kontaktoni me  Drejtoritë   apo  Sektorët   e Shërbimit ndaj tatimpaguesve në të gjitha Drejtoritë  Rajonale Tatimore.
Specialistët e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve do të jenë në shërbimin tuaj.
Administrata Tatimore ju mirëpret!