Strukturat e Policisë së Shtetit, pas kërkimeve të vazhdueshme, ndjekjes së pandërprerë dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara arritën të identifikonin banesën ku strehohej i kërkuari Gazmir Marku, i cili gjatë ditës së djeshme plagosi në krye të detyrës punonjësin e policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës A.H.
Rreth orës 20.45’, të ditës së sotme, nga forcat e policisë u bë rrethimi i banesës ku strehohej ky shtetas në L. 17/1, Kënetë.
Në momentin që forcat speciale të policisë i kanë bërë thirrje shtetasit Gazmir Marku për t’u dorëzuar, ky shtetas ka hapur zjarr drejt forcave të policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.
Në këto kushte forcat speciale të policisë janë kundërpërgjigjur me zjarr në drejtim të vendit nga u konstatuan të shtënat dhe pas ndërhyrjes është konstatuar, që i kërkuari Gazmir Marku kishte mbetur i vrarë.
Në vendin e ngjarjes, pranë viktimës është gjetur një automatik, me 2 krëhëra fishekësh të mbështjellë me natriban dhe një numër i madh gëzhojash përreth tij.
Aktualisht në vendin e ngjarjes janë duke u kryer veprimet hetimore dhe procedurale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e rrethit Gjyqësor Durrës.
/Shqiptarja.com