Njoftim per shitje Apartamenti ankand

Zyra Përmbarimore Albius, sipas vendimit nr. 675, datë 20.12.2013, shpall shitjen në ankandin e dytë, për pasurinë “Apartament ” nr. 3, i përbërë nga verandë, korridor me sipërfaqe 50 m2 në katin përdhe, si dhe dy dhoma e një guzhinë me aneks, e regjistruar në zonën kadastrale Rurale, në regjistrin hipotekor nr. 524, datë 15.12.2004, në emër të Mustafa Çaushaj, në vlerën 1, 415, 232 (Një milion e katërqind e pesëmbëdhjetëmijë e dyqind e tridhjetë e dy) Lekë. Ankandi zhvillohet në datën 20.01.2014, ora 16:15.
 
Gjithashtu, sipas vendimit nr. 677, datë 20.12.2013 shpall shitjen në ankandin e dytë, për “Truall + Ndërtese”,  nga e cila truall me sipërfaqe 300 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 100 m2, me numër pasurie 413/5/1, volumi 7, faqe 57, zona kadastrale nr. 2776, me adresë në: Ndroq, Tiranë, e regjistruar në emër të Skënder Qamil Enesi, në shumën 1, 421, 280 (Një milion e katërqind e njëzet e njëmijë e dyqind e tetëdhjetë) Lekë. Ankandi zhvillohet në datën 20.01.2014, ora 16:15.
 
Personat e interesuar mund të kontaktojnë në E-mail: [email protected]; adresë: Rr. “Myslym Shyri”,  P. 25, Sh. 1,  Ap. 4, kati II-të, Përballë  Albtelecom dhe Gjykatës së Lartë, Tiranë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë