Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall konkursin për vend të lirë pune:
1. Për 1 (një ) vend në pozicionin e Juristit në Drejtorinë Juridike, Sigurimit të Cilësisë dhe Analizës së Riskut.
Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë:
-Të ketë kryer arsimin e lartë dhe të jetë diplomuar jo më poshtë se Niveli DND për Drejtësi.
-Të ketë eksperiencë pune si jurist mbi 5 vite në Administratën Publike ose në Profesionin e Avokatit.
-Të zotërojnë gjuhën angleze (Do të favorizohen kandidatët të cilët zotërojnë një gjuhë të dytë huaj nga vendet e BE-së)
-Të zotërojë programet bazë të kompjuterit.
-Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup .
Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.
Përshkrimi i punës
Parashtron mendime juridike, mbështetur vetëm në ligjet dhe aktet nënligjore, dalë në zbatim të tyre . Jep konsulencën e nevojshme juridike për punonjësit e institucionit, kur një gjë e tillë kërkohet. Sipas nevojës, për konsultime dhe sqarime në lidhje me një praktikë në ndjekje, mban kontakte me audituesit e departamenteve të auditimit të KLSH. Për çdo praktikë në ndjekje, si rregull, shqyrton materialet e auditimit të paraqitur nga departamentet e auditimit dhe i jep mendime me shkrim drejtorit të drejtorisë brenda një afati maksimal prej 3 ditë pune. Jep mendim dhe ja dërgon për konfirmim drejtorit të drejtorisë praktikat e kallëzimeve penale të përgatitura nga grupet e auditimit dhe bashkëpunon me ta për dërgimin e tyre në organet e prokurorisë, si dhe ndjek në vazhdimësi ecurinë e procesit penal. Bën propozime për ndryshime apo përmirësime në aktet ligjore apo nënligjore, kur gjykon se ato bien ndesh me dispozitat ligjore në fuqi. Me autorizim të Kryetarit, përfaqëson KLSH-në në shkallët e ndryshme të gjykimit. Kryen detyra të veçanta që i kërkohen nga drejtori i drejtorisë.
Paraqitja e dokumenteve
Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore deri në datë 12/02/2014 këto dokumente: CV-në, kërkesë për vendin e punës që konkurron, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, çertifikatën e notave dhe librezën e punës të noterizuara, dy rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm, dëshmi penaliteti, si dhe dokumente të tjera (nëse ka), që i çmon se mund t’i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale, si dhe dëshmi të dokumentave ose jo të zotërimit të gjuhëve të huaja.
Konkurrimi
Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civilë nëpërmjet procedurave të pranimit.
Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjin nr. 9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”,“Standardet e kontrollit të KLSH”dhe “Standardet ndërkombëtare të INTOSAI, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së 2012-2013, si dhe në faqen zyrtare të KLSH-së në internet” . Konkurimi, pjesërisht do të zhvillohet në gjuhën angleze.
/Shqiptarja.com