Njoftim për vend të lire pune
 
Në zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi I nëpunësit civil”, Departamenti I Administratës Publike shpall konkurimin për 1 vend të lire në pozicionin:
 Përgjegjës në Sektorin e Redaktimit Gjuhësor dhe Arkiv Protokollit në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.   
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".
 
KËRKESA TË VECANTA PËR KANDIDATËT
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010)
  • Të ketë jo më pak se 2 vjet eksperiencë pune në Arkive Protokoll
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup
 
Paga e pozicionit është në kategorinë III –a/1
 
Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë Brenda dates 04.02.2014 në Kutinë Postare Nr.1751, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, çertifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).
KONKURIMI është I hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me proçedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë. Nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kandidatët jashtë Administratës Publike, sipas proçedurave të shërbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 10.02.2014 në selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe në www.pad.gov.al, do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë e përgjithshme mbi Legjislacionin e Shërbimit Civil, ligji për arkivat, Kodin e Proçedurave Administrative, Ligjin nr. 9131 dt.08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligji nr. 8503 dt.30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” si dhe Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr.9049 dt.10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al.