Njoftim për vend të lirë pune
 
Në zbatim të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike shpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin:
Përgjegjës në Sektorin e NIPAC në Drejtorinë e Programimit të Asistencës së BE-së në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve, Ministrinë e Integrimit Evropian.  
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".
KËRKESA TË VECANTA PËR KANDIDATËT
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi. Përbëjnë avantazh studimet dhe kualifikimet pasuniversitare (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010)
  • Të ketë jo më pak se 3-vjet ekperiencë pune
  • Të  ketë njohuri mjaft të mira të gjuhës angleze
  • Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup
  • Të jetë i aftë të komunikojë me institucionet
  • Të jetëë i aftë të menaxhojë punën me stafin, ministritë e linjës, institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.
 
Paga e pozicionit është në kategorinë III - a
 
Paraqitja e dokumenteve:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 29.01.2014 në Kutinë Postare Nr.1751, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, çertifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për tu kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).
 
KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me proçedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë. Nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas proçedurave të shërbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, me datë 04.02.2014 në selinë e Ministrisë së Integrimit Evropian si dhe në www.pad.gov.al, do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të legjislacionit të shërbimit civil, legjislacionin e drejtorise perkatse, Kodin e Proçedurave Administrative, Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligji nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare” si dhe Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligji nr.9049 dt. 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”
 
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al.