Policia Kufitare greke ka njoftuar se deri në orën 22:00 të kësaj mbrëmje, rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët grekë.

Ndër të tjera, autoritet greke bëjnë me dije se lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.

Lajmi në përditësim...