Njoftimi i Plotë i Prokurorisë për akuzën ndaj efektivit Roland Meta

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Roland Meta, efektiv i policisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, sipas materialit të referuar nga ana e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
 
Ngjarja, për të cilën janë ngritur dyshime për shtetasin Meta ka ndodhur në mbrëmjen e datës 05.01.2014, në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku i dyshuari dhe disa persona të tjerë janë gjendur nën goditjen me armë zjarri të qëlluara nga shtetasi Artur Baze.
 
Në reagim të sulmit nga ana e shtetasit Baze, ku fillimisht ka mbetur i plagosur shtetasi Pajtim Serjani, personi i dyshuar Roland Meta, i cili rezulton të mos ketë qenë në shërbim në atë moment, i ka bërë thirrje agresorit “Ndal Policia” dhe “Hidhe armën në tokë”. Agresori Baze ka tentuar të largohet me vrap në rrugën “Ismal Alla”, i ndjekur nga ana e personit të dyshuar Meta. Gjatë ndjekjes, ndërmjet këtyre dy personave ka pasur shkëmbim zjarri, nga e cila ka mbetur i plagosur shtetasi Meta, i cili menjëherë është dërguar në spital me automjetin e një shtetasi që gjendej aty pranë. Ndërsa më pas, pas mbërritjes së policisë, është gjetur i vdekur shtetasi Artur Baze (Arianit Sterjo).
 
Në bazë të provave të grumbulluara gjatë këtyre hetimeve paraprake, nga ana e policisë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Roland Meta, pasi nga sa me siper rrezulton se i arrestuari Roland Meta, me arme zjarri, ka qelluar dhe ka vrare viktimen Arjanit Sterio alias Artur Baze, i cili pak momente me pare ka qelluar duke tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasit: Pajtim Serjani, Denis Ramani, Ditmir Reçi si dhe te arrestuarin Roland Meta.
 
Në këto kushte rezultoi se ka dyshime te arsyeshme te bazuara ne prova qe i arrestuari Roland Meta të ketë konsumuar elementet e  veprës penale të “ “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K. Penal, pasi me veprime aktive dhe me dashje eventuale vrare me arme zjarri shtetasin Arjanit Sterio alias Artur Baze.
 
Në kërkimin e kësaj mase sigurie, Prokuroria e Tiranës, duke qenë se i dyshuari është efektiv i Policisë së Shtetit, i është referuar edhe shkeljes në këtë rast të nenit 6 të ligjit nr. 72/2014 “Për armët”, në të cilin thuhet shprehimisht:
 
Përgjegjësia për pasojat e përdorimit të armës
1. Punonjësit e policisë apo subjektet e tjera, të cilat përdorin armë zjarri, kanë
përgjegjësi personale, përveç rasteve në të cilat punonjësi është në përbërje të njësisë që
vepron në një operacion policor ose ushtarak, në zbatim të nenit 173, pika 2, të
Kushtetutës, dhe kur urdhri i dhënë nga drejtuesi i operacionit për të qëlluar nuk është i
kundërligjshëm.
2. Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe subjektet e tjera, kur përdorin armët e
zjarrit në kundërshtim me këtë ligj, përgjigjen penalisht, sipas llojit të veprës penale të
kryer, në përputhje me legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë