Njoftmi i Ministrisë së Brendshme lidhur
me gardistin dhe dy efektivët e pezullua

Komisariati i Policise nr.6 në Tiranë ka filluar procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim shtetasin Kristian Prenga, Nënoficer në njësinë 3, Sektori 3 i Gardës së Republikës, për mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik, parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal.
 
Në datë 17.10.2013, Patrulla e Seksionit të menaxhimit të trafikut Interurban e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, e përbërë nga punonjësit e policisë Nëninspektor Trazhgim Halilaj dhe Nëninspektor Besim Buçpapaj, pas instruktazhit të marrë, janë orientuar për kryerjen e shërbimit në aksin Sheshi Rilindja – Qafa e Kasharit. Ata janë dislokuar me shërbim duke ngritur një pikë kontrolli pranë mbikalimit përpara Qendrës Tregëtare “Casa Italia”.
 
Rreth orës 23:00 kësaj patrulle i është dhënë detyra që nëse konstatonin një furgon me ngjyrë të bardhë të mbyllur ta ndalonin dhe ta kontrollonin pasi kishte informacion se një automjet i tillë kishte kryer vjedhjen e disa makinave të lojërave të fatit, në zonën e Kamzës.
 
Rreth ores 23:30 punonjësit e patrullës kanë ndaluar automjetin tip “Mercedes Benz”, i llojit “Sprinter” me ngjyrë të bardhë e me targa “TR 3210 R”. Policët kanë komunikuar me shoferin e automjetit dhe i kanë kërkuar dokumentacioninpërkatës. Drejtuesi i mjetit u ka thënë se ishte efektiv i Gardës së Republikës, duke u treguar edhe një dokument të këtij institucioni.
 
Pavarësisht kësaj, punonjësit e policisë i kanë kërkuar sërish dokumentacionin dhe njëkohesisht të hapte dhe dyert e karrocerisë së furgonit. Shoferi u ka dhënë atyre vetëm lejen e drejtimit dhe ka hapur dyert e karrocerisë së automjetit. Aty punonjësit e patrullës kanë konstatuar se brenda kishte disa kompjuterë lojrash fati. Në atë moment ata kanë njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, të cilës i kanë kërkuar ndihmën e shërbimeve të rendit.
 
Më pas shoferi i automjetit ka filluar të konfrontohet me punonjësit e policisë duke u kërkuar që t’i kthenin lejen e drejtimit dhe njëkohesisht të ikte pasi ishte punonjës i Gardës. Pasi punonjesit e Policise nuk ja kanë kthyer lejen e drejtimit ai ka hipur në automjet duke u larguar me forcë nga pika e kontrollit.
 
Në vendngjarje menjëherë kanë shkuar një autopatrullë rendi dhe një specialist i Seksionit të Manaxhimit të Trafikut Interurban, të cilët kanë konstatuar punonjësit e patrullës në pikën e kontrollit pa reaguar në ndalimin apo ndjekjen e menjëhershme të furgonit dhe drejtuesit të tij të larguar me forcë.
 
Shtetasi që ngiste automjetin e lartpërmendur është identifikuar nga leja e drejtimit të mjetit me emrin Kristjan Prenga. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ai ka filluar punë në Gardën e Republikës në muajin Qershor 2013. Menjëherë pas identifikimit është bërë shpallja e tij në kërkim, ndërsa sot paradite është lëshuar urdhëri i përjashtimit të tij  nga Garda e Republikes, me motivacionin “Për shkelje te betimit”.
 
Po ashtu janë pezulluar nga shërbimi punonjësit e policisë, Trazhgim Halilaj dhe Besim Buçpapaj për mos respektimin e Urdhërit Nr.46 datë 31.01.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit “Për Procedurat Standarte të Policisë Rugore”. Punonjësit e patrullës kanë shkelur hapur pikën 8 – E të kësaj procedure “Për Ndalimin e Mjeteve”. Po sot ka filluar ecuria disiplinore ndaj tyre “Për shkelje të rëndë disiplinore”.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve